Kjo nuk është Amerika që ne jemi mësuar që të shohim. Kjo është Amerika tjetër, është Amerika e një prej brezeve më të mirë të historisë, është Amerika e Pochetino. Ky ekip arriti të fitojë në shifrat 4-1 kundër Paraguajit. Një fitore e thellë, ku loja e Amerikës ishte në nivelin më të lartë. Futbollistët e kësaj Kombëtare janë të nivelit më të lartë. Për ta nisur nga maja e sulmit, Balogun, i dalë nga moshat e Arsenalit dhe tani pjesë e Monacos, ky futbollist shënoi 2 gola dhe një gol i 3 iu anulua për pozicion jashtë loje.
Rivali i tij është Pepi, sulmuesi i PSV, i cili shënon gol në çdo ndeshje dhe gjendet në stolin e Amerikës. Mbrapa tij vijnë Pulisic dhe McKennie, i Milan dhe Juventus, ndërsa në krahun e majtë është Dest i PSV. Mesfusha është po në nivel të lartë me Tilemans dhe Adams, ndërsa pikëpyetja e vetme qëndron te mbrojtja, që nuk ka kalibrin më të lartë. Gjithashtu në stol ndodhet edhe Rayan, lojtari që ka bërë magji te Dortmund dhe tani ndodhet te Mounchegladbach, por dje realizoi një tjetër super gol. Pochetino tha dikur se do të kërkonte që të fitonte Botërorin, ndërsa pas kësaj fitore, njerëzit nuk mund të qeshin kaq lehtë me të. /Sport Ekspres/