Nedim Bajrami është rikthyer te goli. Sulmuesi shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës në përballjen e sotme kundër Kilmarnokut. Lojtari i Kombëtares kuqezi hyri nga stoli dhe ia doli të linte gjurmë në këtë sfidë.
Bajrami u shërbye në zonë në minutën e 85, nga ku provoi menjëherë të godiste portën. Topi i gjuajtur prej tij përfundoi mes këmbëve të portierit kundërshtar, e më pas u ndal në trekëndësh. Me këtë gol Nedim Bajami vulosi përmbysjen 2-4 të Rejnxhërsit kundër Kilmarnokut./Sport Ekspres/