Real Madridi ka marrë një fitore të vuajtur kundër Atletiko Madrid në shifrat 2-1. Madrilenët kanë fituar, por një ndeshje kthimi kundër Atletikos vendos çdo gjë në rrezik sa i përket kualifikimit, veçanërisht në një transfertë të tillë. Ai që zhgënjeu te madrilenët ishte Mbappe, që është sulmuar jo pak nga tifozët. Një performancë e dobët e tij dhe në minutat e fundit shpërdoroi një rast të artë për t’i dërguar shifrat në 3-1.
Goditjen më të madhe pas ndeshjes ndoshta ia dha Marca, një media e afërt me Real Madridin. Media e sipërpërmendur i dha francezit notën 4, më të ulëtën në ndeshje. “Këtu Mbappe duket se është në mes të askundit. Kjo është ndeshja më e keqe e Mbappe në fanellën e Real Madridit”, shkruan Marca. /Sport Ekspres/