Interi shmang befasinë kundër Moncës, zikaltrit përmbysin ndeshjen dhe ruajnë kreun e Serisë A

Interi ka marrë tre pikët e radhës mbrëmjen e sotme. Zikaltrit kanë mposhtur Moncën me rezultatin 3-2. Një ndeshje që nisi me vështirësi për ekipin e Inzagit. Birindeli në minutën e 32-të dhe Baldeja në të 44-tën i dhënë epërsinë e dyfishtë Moncës.

Interi reagoi me anë të Arnautoviçit në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë, ndërsa në minutën e 64-t ishte Çalhanogluja ai që ktheu sërish baraspeshën. Goli i fitores u shënua në minutën e 77 dhe mban autorësinë e lojtarit Moncës, Qiriakopulosit, i cili e dërgoi topin në portën e tij. Një përmbysje e madhe e zikaltërve, që vazhdojnë të ruajnë kreun në renditjen e Serisë A./Sport Ekspres/