Mbrëmjen e sotme në “Vanda Metropolitano” është luajtur një nga ndeshjet që mund të rezultojë vendimtare për titullin kampion. Bëhet fjalë për sfidën mes Atletikos së Madridit dhe Barcelonës. Alvarezi zhbllokoi rezultatin në minutën e 45-të, ndërsa më pas ishte Sorlothi ai që dyfishoi shifrat në minutën e 70.
Vetëm dy minuta më vonë Levandovski ngushtoi shifrat dhe hapi rrugën e përmbysjes për katalanasit. Ferran Torresi ktheu sërish baraspeshën në minutën e 78, ndërsa në të 92-tën një gol spektakolar i Jamalit nga distanca përmbysi rezultatin në 2-3. Megjithatë rebeshi i golave nuk kishte përfunduar ende për katalanasit. Ferran Torresi shënoi përsëri në minutën e 94-t.
Një triumf që shton shpresat për titullin kampion te Barcelona. Tashmë ekipi i drejtuar nga Hansi Fliku udhëheq La Ligën me pikë të barabarta me Realin e Madridit, por ka një ndeshje më tepër në dispozicion për të zhvilluar./Sport Ekspres/