Gjermania prezanton fanellën “legjendare” për 125 vjetor, do ta inagurojë kundër Italisë

Federata Gjermane e Futbollit do të festojë 125 vjetrorin e krijimit më 23 mars. Për këtë arsye, “Adidas”-i ka prodhuar një uniformë të re për Kombëtaren gjermane, që do të përfshijë në dizajnin e saj 125 vitet e historisë së lavdishme në sportin më të dashur në botë.

Fanella, e quajtur “legjendare”, është e stilit retro dhe përbëhet nga ngjyra e bardhë, ndërsa jaka dhe fundi i mëngëve janë të zeza. Gjermania do ta inagurojë këtë fanellë përballë Italisë në Ligën e Kombeve më 20 mars./Sport Ekspres/