Adrien Rabio ka përjetuar një situatë krejtësisht të pakëndshme në derbin e mbrëmshëm të Francës. Ultrasit e PSG-së shpalosën në stadium një baner fyes për mesfushorin e Marsejës, ku ofendonin nënën e tij me fjalën “kur**”. Lojtari ka reaguar përmes llogarisë së tij në “Instagram”. Rabio shkruan se gjithçdo do të paguhet një ditë. Në fund i drejtohet edhe Naser Al Kelaifit, i cili në rolin e presidentit të PSG-së lejoi që një baner i tillë të përfundonte në tribunën e stadiumit.
“Të ofendosh një nënë dhe një baba të ndarë nga jeta… Gjithçka paguhet një ditë. Nuk do ta merrni në parajsë. Më besoni. Naser, mund të kesh të gjitha paratë e botës dhe më shumë, por klasi nuk mund të blihet”, ka shkruar Adrien Rabioja./Sport Ekspres/