Silvinjo ka përmbyllur me sukses një sezon të jashtëzakonshëm në krye të Kombëtares shqiptare. Trajneri Brazilian është nderuar nga Kryeministri Edi Rama me çmimin “shqiponja e artë”. Në samitin e diasporës shqiptare, që po mbahet në Tiranë, Rama i ka dorëzuar çmimin Silvinjos, i cili bëhet i pari qytetar me etni të huaj që e merr në duar. Megjithatë, është menduar edhe për këtë pjesë. Vetë kreu i qeverisë sonë i ka komunikuar se së shpejti do të ketë edhe pasaportën shqiptare.
“Je i pari jo shqiptar që merr ‘shqiponjën e artë’ të shqiptarëve. Jo sepse ke bërë të gjithë atë që bëre, por sepse je një shqiptar që po lind. Të komunikoj që nuk ke zgjedhje, por duhet ta pranosh nënshtetësinë shqiptare”, ka thënë Edi Rama./Halit Delibashi-Sport Ekspres/