Zidane ka theksuar në të kaluarën se mund të drejtojë disa klube të tjera përveç Real Madridit, duke përfshirë Marseille dhe Juventus, të cilat i konfirmoi, duke refuzuar Manchester United dhe Bayern. Pak ditë më parë, Juventusi ndërpreu bashkëpunimin me Thiago Motta-n dhe solli Igor Tudorin si zgjidhje të përkohshme deri në fund të sezonit.
Dhe tani Gazzetta dello Sport ka bërë të ditur se Zidane është një nga kandidatët kryesorë të Juventusit për fillimin e sezonit të ri. Pas largimit të Thiago Motta-s, bardhezinjtë do të kenë vetëm dy muaj e gjysmë për t’u rikthyer në rrugën e duhur, me kualifikimin në Champions League si synimin kryesor.
Disa media spanjolle po shkruajnë edhe për kushtet e vendosura nga Zidane për të marrë drejtimin e Juventusit dhe përmendet edhe sjellja e dy lojtarëve nga Real Madrid. Aurelien Tchouameni dhe Ferland Mendy janë emrat që kanë nisur të shfaqen në mediat e huaja si kërkesat kryesore të Zidane për të marrë Juventusin /Elio Hajdari-Sport Ekspres/