Në Itali vazhdojnë që të kritikojnë vetëm Kristjan Asllanin sa herë që ky i fundit luan te Interi. Vecanërisht kur zikaltërit humbasin ose barazojnë, në shenjestër është vetëm performanca e shqiptarit.
Kështu ka ndodhur edhe në ndeshjen e djeshme, atje ku Interi barazoi në transfertë me Parmën, 2-2. Këtë herë Asllani luajti në krahë të Calhanoglu, por performanca e shqiptarit nuk i gëzoi shumë italianët.
Asllani ka marrë notën më të ulët sipas La Gazzetta dello Sport nga të gjithë, nota 5 dhe përshkrimi, nuk ishte aspak i bukur. “Një drejtim i mërzitshëm i mesfushës, ndoshta do të ishte më mirë që të jetë herë tjetër si “mezzala”, me Calhanoglu si manovër e zakonshme, një provë e dështuar kjo me Parmën”, shkruan La Gazzeto dello Sport.
Nga ana tjetër, media të tjera italiane kanë theksuar se në pjesën e dytë Asllani u zhduk nga fusha dhe tregoi mungesë karakteri kur kërkohej më shumë personalitet për të reaguar në momentin më të vështirë të ekipit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/