Barcelona po luan mirë në të gjitha kompeticionet këtë sezon dhe ka ende një shans për të fituar tre tituj. Megjithatë, ata përballen me një pengesë serioze në Champions League, që është Borussia Dortmund.
Klubi gjerman paraprakisht dinte shumë mirë të befasonte favoritët dhe madje të arrinte deri në finale dhe është e sigurt që katalanasit nuk do ta kenë edhe aq të lehtë.
Para ndeshjes së nesërme u mbajt një konferencë shtypi e Barcelonës, ku i pranishëm ishte Hansi Flick, i cili zbuloi pritshmëritë e tij “Kemi arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por duam të shkojmë më tej. Duam të luajmë dy ndeshje të mira tani. Dortmundi ka besim dhe sulmues të mëdhenj, duhet të jemi të fokusuar”, tha Flick dhe vazhdoi.
“Në Ligën e Kampionëve, ndeshjet në shtëpi janë shumë të rëndësishme sepse të gjithë janë më të mirë në shtëpi. Unë kam besim te ekipi dhe jemi në një moment të mirë”, përfundoi Flick. /Sport Ekspres/