“Nuk mund të kërkoja diçka ndryshe”, trajneri i Bajernit nuk e bën dramë: Do të ketë sërish Champions pas 5 muajsh

Bajerni i Mynihut nuk do të mund ta luajë finalen e Ligës së Kampionëve në shtëpinë e tij. Klubi bavarez është eleminuar sot nga Interi me rezultatin e përgjithshëm 5-4. Trajneri i Bajernit ka thënë për mediat pas ndeshjes se nga pikëpamja e lojës, nuk mund të kërkonte më tepër nga lojtarët.

“Futbolli ka të bëjë me detajet. Kur shikoni se si shkuan të dyja ndeshjet, ne nuk mund të uronim për diçka shumë më shumë ndryshe, përveç golave që pësuam. E dinim për forcën e Interit në sulm dhe për goditjet e lira, por edhe ne ishim të rrezikshëm gjithashtu dhe patën rastet tona.

Nuk do të luajmë finalen në Mynih, por në 5 muaj do të ketë përsëri Ligë Kampionësh dhe shumë ndeshje në Mynih. Kështu është futbolli, kështu është jeta. Për dy mauj kemi Kupën e Botës për klube dhe do të përpiqemi të fitojmë një tjetër titull. Siguisht që na vjen hidhur që jemi jashë Ligës së Kampionëve, por i kishim rastet tona”, ka deklaruar Vinsent Kompani./Sport Ekspres/