Legia e Varshavës është duke u përballur me Çelsin në çerekfinale të Ligës së Konferencës. Megjithëse luajnë në transfertë, polakëve nuk i ka munguar mbështetja në stadium. Pavarësisht se janë të pakët në numër, tifozët e Legias kanë qenë të zhurmshëm këtë mbrëmje, duke ndezur atmosferën në Londër.
Pas shënimit të golit nga skuadra polake, tifozët e saj kanë hequr bluzat e tyre dhe kanë nisur koret dhe brohoritjet për ekipin e tyre të zemrës. Më tej ata kanë ndezur edhe flakadanë, duke i vënë flakën “Stemford Brixhit”./Sport Ekspres/
Legia fans let off hundreds of flares shortly after taking the lead at Stamford Bridge.? pic.twitter.com/n0oOVgrIR2
— Ben Jacobs (@JacobsBen) April 17, 2025