Barcelona po merr rezultate të shkëlqyera këtë sezon dhe është e pabesueshme se çfarë kthese Hansi Flick arriti t’u sjellë katalanasve në sezonin e tij të parë. Blaugranët tashmë e kanë fituar Superkupën e Spanjës dhe kjo skuadër është në garë për tre trofetë e mbetur deri në fund të këtij sezoni.
Katalanasit janë të parët në La Liga me katër pikë epërsi ndaj Realit, me të cilin do të luajnë edhe në finalen e Kupës së Mbretit në fund të këtij muaji, dhe përveç kësaj, arritën në në gjysmëfinale të Champions League, ku do të përballen me Interin. Mundo Deportivo njoftoi mëngjesin e sotëm se Flick po përpiqet t’i mbajë lojtarët në rregull strikte.
Përplasja mes Barcelonës dhe Real Madridit do të luhet më 26 prill në Sevilje dhe më pas, katalanasit do të kenë dy ndeshje në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit, si dhe në El Clasico-n e re në La Liga. Domethënë, në rast se Barcelona mposht Real Madridin dhe fiton Kupën e Mbretit, Flick u tha qartë lojtarëve se nuk ka festë.
Trajneri gjerman nuk dëshiron festime dhe parada nëse Barcelona fiton këtë kompeticion sepse dëshiron që lojtarët të jenë maksimalisht të fokusuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Interit që e pret këtë ekip vetëm katër ditë më vonë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/