Dënimi i rëndë nga FIFA për të mbyllur 20% të stadiumit kundër Serbisë, zbulohen arsyet që e sollën këtë vendim drastik

Dënimi i rëndë nga FIFA për të mbyllur 20% të stadiumit kundër Serbisë, zbulohen arsyet që e sollën këtë vendim drastik

Gjithmonë e më shumë po afron koha nga derbi i madh i Ballkanit, Shqipëri-Serbi. Por pak ditë më parë ka ardhur një lajm që ka trishtuar shqiptarët, 20% e stadiumit Arena Kombëtare nuk do të ketë tifozët e tij të zakonshëm. Pra në pjesën pas porte, nuk do të jenë më ultrasit që jemi mësuar, por do të zëvendësohen me grupe të komunitetit ose organizata kundër diskriminimit.

Gjithçka lidhej me sjelljen dhe thirrjet e bëra në ndeshjen Shqipëri-Andorrë. Por për çfarë flitet saktësisht? FIFA ka rregjistruar këngët dhe thirrjet e tifozëve, vecanërisht të tifogrupeve ku gjendeshin TKZ dhe Iliryan Elite. FIFA në dokumentin zyrtar shkruan: “Një incident ka ndodhur  në anën veriore të stadiumit, në sektorin N103, nga tifozët shqiptarë, në orën 20:48 dhe në minutën e 3 të ndeshjes. Tifozët shqiptarë kanë kënduar këngë ksenofobike, një grup prej 50 tifozësh në atë sektor kënduan: “Vrite Vrite Serbin”. Këto thirrje zgjatën rreth 20 sekonda. Këto thirrje përmbajnë gjuhë urrejtje karshi serbëve.

Nuk kishte asnjë reagim nga lojtarët apo zyrtari i ndeshjes, përfshirë edhe arbitrin. Incidienti nuk u përsërit më pastaj. Gjithashtu në minutën e 5 të ndeshjes kishte thirrje po në të njëjtin sektor: “Vrite, shkatërroje, Serbin masakroje”.  Thirrjet zgjatën për 10 sekonda dhe nuk kishte reagim. Kemi dalluar thirrje ksenofobe nga minuta e 2-5 të ndeshjes”, shkruan FIFA si arsye të dënimit me mbyllje të 20% të stadiumit Arena Kombëtare. /Sport Ekspres/