Mbyllet Kategoria e Parë/ Flamurtari kthehet në Superiore pas 5 sezonesh, nuk ka festë për Besën e Kavajës, Apolonia lë jashtë Lushnjen

Mbyllet Kategoria e Parë/ Flamurtari kthehet në Superiore pas 5 sezonesh, nuk ka festë për Besën e Kavajës, Apolonia lë jashtë Lushnjen

Sot janë mbyllur edhe ndeshjet e javës së fundit në Kategorinë e Parë. E gjithë vëmendja ishte padyshim te dy ndeshjet Vora-Flamurtari dhe Valbona-Besa e Kavajës. Megjithatë vlonjatët fituan 0-1 ndaj Vorës falë golit të Ememe, duke nxjerrë kështu të pavlefshme fitoren e Besës së Kavajës ndaj Valbonës, 1-3. Me këtë fitore, Flamurtari ngjitet zyrtarisht në Superiore pas 5 vitesh mungese, ndërsa Vora shpallet kampione.

Ndërkohë Besa nuk merr dot më shumë se vendi i 3, për të shkuar në Play Off dhe pasi nuk u arrit ëndrra e ndaljes së Flamurtarit nga Vora. Një tjetër finale direkte ishte ajo mes Apolonisë dhe Lushnjes sa i përket ekipit të fundit që do të merrte vendin e Play Off. Apolonisë i mjaftonte fitorja dhe barazimi, ndërsa Lushnja kërkonte fitoren për ta kaluar në renditje. Në fund një barazim 0-0 që e nxjerr Apoloninë në Play Off dhe e lë Lushnjen në vendin që nuk të con askund, duke pritur vitin tjetër të Kategorisë së Parë. /Sport Ekspres/

Vora 0 – 1 Flamurtari (Ememe 33′)

Apolonia 0 – 0 Lushnja

Erzeni 2 – 3 Kastrioti (Isteri 27′, Tahiri 63′ /  Lushaku 52′, Musaj 70′,81′)

Valbona 1 – 3 Besa (Vidrica 77′ / Migone 54′, Greca 68′, Nonato 75′)

Korabi 3 – 0 Pogradeci (Disha 35′, Marku 43′, 53′)

Kukësi 1 – 2 Burreli (Paloka 3′, Ferruku 50′)