VIDEO/ Momente që shihen rrallë në futboll, te Vora-Flamurtari festojnë të dyja ekipet

VIDEO/ Momente që shihen rrallë në futboll, te Vora-Flamurtari festojnë të dyja ekipet

Kategoria e Parë ka mbyllur sot sezonin dhe tani kemi njohur të gjitha verdiktet. Vora ka arritur të fitojë titullin kampion, ndërsa Flamurtari merr vendin e dytë, duke qenë këto dy ekipet që do të jenë pjesë e elitës së futbollit shqiptar në vitin tjetër.

Ndërkohë te Besa e Kavajës ka vend për zhgënjim. Vetëm një pikë e ndan këtë skuadër nga Flamurtari i vendit të dytë dhe tani do të provojnë një rrugë shumë më të vështirë, atë të Play Off, ku në fillim duhet të mundin dy ekipe, përpara se të shkojnë në ndeshjen finale me ekipin e Superiores që do të renditet në vendin e 8.

Sot e gjithë vëmendja ishte te ndeshja Vora-Flamurtari pasi në rast barazimi apo fitore të Vorës, Flamurtari do të dilte në vendin e tretë. Por në fund vlonjatët fituan 0-1 dhe kaluan zyrtarisht në Superiore. Një detaj i bukur dhe që shihet rrallë në futboll është se pas një ndeshje kanë festuar të dy ekipet, me të drejtë. Vora ishte në festën pasi sot iu dorëzua zyrtarisht titulli kampion duke e festuar me tifozët e tyre, ndërsa në krahun tjetër, Flamurtari festoi për ngjitjen zyrtarisht në Superiore. /Sport Ekspres/