VIDEO/ Mënyra sesi Inzaghi “shpërtheu” ndaj arbitrit në fund të ndeshjes me Milanin: Nuk dua “kohë shtesë”, nuk dua “kohë shtesë”

Interi ka dalë nga rrugëtimi i Kupës së Italisë teksa në gjysmëfinale është mundur nga Milani në shifrat 0-3. Në fundin e ndeshjes, Inzaghi ka “shpërthyer” ndaj arbitrave duke i nxjerrë inatin e humbjes ndaj “rivalëve të përjetshëm”.

Madje nuk kishte as arsye se përse Inzaghi të kishte një shpërthim të tillë, arbitrat nuk i dhanë shkasë. Në momentin kur arbitri i katërt do të nxirrte minutat shtesë, Inzaghi ka reaguar keq kundër tij: “Nuk e dua “kohën shtesë”, nuk e dua “kohën shtesë”, mos u tall me mua. Nuk e dua këtë”, ka thënë Inzaghi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/