“Nuk kam parë si Jamali, i vumë 3 lojtarë pas! Ai lind një herë në 50 vjet”, Inzagi krenohet: Luajtëm ndaj ekipit më të bukur në botë

Interi ka marrë një rezultat mjaft pozitiv në Barcelonë. Zikaltrit kanë bërë befasinë, duke barazuar me rezultatin 3-3. Inzagi ka shprehur hapur kënaqësinë e tij me rezultatin, teksa ka theksuar se ekipi i tij u përball sot me skuadrën më të bukur dhe më sulmuese në botë. Trajneri i Interit nuk i ka kursyer elozhet për Lamin Jamalin, për të cilin thotë se është një fenomen që lind një herë në 50 vjet.

“Të martën do të jetë një finale. Ka kënaqësi të madhe. Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer kundër ekipit më të mirë në botë. E kemi pak peng avantazhin e dyfishtë dhe golin e anulluar. Nuk kam parë një lojtar si Lamin Jamali në 8 apo 9 vitet e fundit. Duhet të vendosnim 3 lojtarë pas tij. Është një fenomen që lind një herë në 50 vjet.

Strategjia e Barcelonës është paksa e rrezikshme, por atyre po i shpërblehet. Kanë shënuar mbi 150 gola, kanë fituar 2 tituj dhe janë ende duke garuar për 2 të tjerë. Ndeshja jonë ishte në një nivel shumë të lartë. Dua t’i përgëzoj djemë e mi. Jam një ekip me lojtarë fantastikë. Të luajturit në këtë mënyrë kundër Barcelonës duhet të na bëjë krenarë. U përballëm me ekipin më të bukur dhe më sulmues në botë”, ka deklaruar Simone Inzagi./Sport Ekspres/