Kristjan Asllani pritet që të jetë pjesë e Fiorentinës në sezonin e ardhshëm. Stefano Pioli e ka në projektin e tij te Fiorentina dhe po e provon me të gjitha mënyrat për ta bindur Asllanin që t’i bashkohet kësaj skuadre.
Transferimi pritet të ndodh në ditët në vazhdim, ndërsa një gazetar i Sky Sport e ka pyetur hapur Piolin në lidhje me këtë temë: “A të pëlqen Kristjan Asllani?”, ishte pyetja e bërë nga gazetari drejt Piolit.
Ky i fundit reagoi me elegancë dhe humor, duke bërë driblim të bukur. “Sinner? Po, më pëlqen shumë Sinner. E përgëzoj në fakt dhe e ftoj që të na vizitojë këtu në Viola Park, do të ishte krenari e madhe për të gjithë ne, urime Jannik”.
Jannik Sinner është shpallur numri një në botë dhe është kampioni italian i ëimbledonit. Kështu Pioli e dribloi pyetjen e Asllanit duke folur për tenistin që bëri suksesin e madh, ndërsa në këtë mënyrë, trajneri i Fiorentinës mban konfidenciale dhe të fshehta negociatat që po bëhen me mesfushorin shqiptar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/