Pas përfundimit të javës së 7-të të “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të spikatur të javës, sipas skemës 4-3-3.
Aldo Teqja i Dinamo City-t mbajti të paprekur portën në ndeshjen kundër Egnatias. Mbrojtja përbëhet nga këtërshja: Edison Ndreca (Egnatia), Melos Bajrami (Vllaznia), Saliou Sembene (Partizani), Rimal Haxhiu (Tirana).
Irgi Kasalla i Vorës dhe Xhoele Maçolli i Teutës përbëjnë krahët e mesfushës dhe në qendër qëndron futbollisti i Vllaznisë, Ardit Krymi.
Në sulm rreshtohen tre futbollistët: Bernard Karrica (Vora), Vusal Isgandarli (Partizani), Ibrahima Diallo (AF Elbasani).
Trajneri më i mirë i javës së 7-të është përzgjedhur Arjan Bellai i Vorës, pas fitores 1-2 në transfertë kundër Elbasanit.