VIDEO/ Mbrojtësi i Shqipërisë bën rolin e sulmuesit, tund rrjetën dhe i jep fitoren Benfikës

Adrian Bajrami ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme. Mbrojtësi shqiptar është shndërruar në një sulmues për Benfikën B, teksa u tregua i saktë përpara portës kundërshtare. Pas një harkimi në zonë nga këndorja, topi u vu në zotërim të Bajramit.

Ky i fundit nuk e mendoi dy herë goditjen. Sapo pa topin t’i afrohej shënjëstroi menjëherë portën me të majtën e tij. Sfera u ndal në rrjetë dhe Benfika B përmbysi rezultatin në 1-2. Skuadra portugeze u largua kështu me fitore nga transferta kundër Mafra-s falë golit të Bajramit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/