Thomas Strakosha ka hapur një kapitull të ri në karrierën e tij. Portieri shqiptar ka bërë një hap mbrapa, teksa nga Premier League ka shkuar te AEK në Greqi. Megjithatë kjo do t’i garantojë më shumë minuta dhe është padyshim një lajm i mirë për Kombëtaren. Dimitris Strakosha, vëllai i Thomasit, e ka uruar për nisjen e kësaj aventure.
“Ai është kthyer, i uritur për tituj dhe arritje. Jam i lumtur që të prezantoj kapitullin e tij të ri, le të shkojmë”, shkruan Dimitris Strakosha. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/