Juventusi e ka nisur në mënyrën më bindëse aventurën në Europa League, duke mposhtur 5-0 NEC Nijmegen në “Allianz Stadium”. Skuadra e Luciano Spallettit dominoi takimin dhe e zgjidhi praktikisht ndeshjen që në pjesën e parë, duke shënuar tre gola.
Nico Gonzalez zhbllokoi rezultatin në minutën e 9-të, pas një aksioni ku portieri Kamil Grabara dha edhe asistin me një pasim të gjatë. Në minutën e 24-t, Kerim Alajbegovic dyfishoi avantazhin me një goditje të bukur, ndërsa Nick Woltemade shënoi golin e tretë nga pika e bardhë në minutën e 35-të.
Pas pushimit, Juventusi vazhdoi dominimin. Zeki Celik realizoi golin e katërt, përpara se Randal Kolo Muani të vuloste rezultatin përfundimtar 5-0. Pesë gola nga pesë autorë të ndryshëm i dhanë Juventusit tri pikë të rëndësishme në startin e Europa League./Sport Ekspres/