Juventusi synon të jetë konkurrues për titullin në këtë sezon. Të paktën kështu pretendin Gleison Bremeri. Mbrojtësi i bardhezinjve ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku ka deklaruar se klubi i njohur italian po ndërton një projekt të qendrueshëm dhe me themele të forta. Sa i përket deklaratës së Hulio Sezarit, se Jëlldizi do të përshtatej mjaft mirë në Kombëtaren e Brazilit, Bremeri ka pohuar. Mbrojtësi brazilian ka thënë se Jëlldizi është në një farë mënyre Jamali i Juventusit.
“Ai ka të drejtë. Driblimet dhe lëvizjet e Jëlldizit janë si ato të lojtarëve brazilianë. Po, Kenani është pak a shumë si Lamin Jamali jonë. Ky vit do të jetë ndryshe, grupi është shumë mirë nga ana psikogjike. Po ndërtojmë një projekt të qendrueshëm dhe duhet të luftojmë për të fituar. Nëse vijnë lojtarë të fortë, mund të luftojmë skuadrat e forta. Themelet janë të mira. Jëlldizi është përmirësuar jashtëzakonisht nga viti i shkuar dhe Gati tashmë është një lider”, ka deklaruar Gleison Bremeri./Sport Ekspres/