Mario Cenolli ka mbetur i kënaqur me ndeshjen e zhvilluar nga kuqezinjtë në “Uembli”, pavarësisht humbjes 2-0. Menaxheri i njohur shqiptar ka dhënë një prononcim nga stadiumi mitik për emisionin “Max Sport” në “Euronews Albania”, ku ka thënë se mbrojtja jonë reagoi shumë mirë. Cenolli ka shtuar se edhe anglezët me të cilët ka pasur kontakte e kanë përgëzuar për lojën e zhilluar nga lojtarët e Shqipërisë.
“Prisja një farë mobilizimi të lojtarëve. Mendoja që do sulmonin më shumë, sidomos nga krahët. Por mbrojtja e Shqipërisë reagoi shumë mirë. Mund të bënim edhe ne një gol në fund me rastin e Asanit. Futja e Brojës i dha pak më shumë gjallëri edhe sulmit tonë. Njerëzit me të cilët kam folur këtu afër më kanë bërë komplimente, sepse Shqipëria e tregoi veten. Për mua Gjimshiti ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë. Për atë që dha, u tregua një kapiten i vërtetë. I gjithë opinioni britanik pristë më shumë nga ekipi anglez”, ka deklarua Mario Cenolli./Sport Ekspres/