Anis Mehmeti është një prej shembujve më të pastër, ja pse Silvinjo ka sukes kaq të madh te Shqipëria

Anis Mehmeti është një prej shembujve më të pastër, ja pse Silvinjo ka sukes kaq të madh te Shqipëria

Silvinjo është padyshim trajneri i momentit në Shqipëri. Të gjithë flasin për brazilian dhe historinë e tij të suksesit, teksa është duke e dërguar Kombëtaren në Europianin e Gjermanisë. Por përse Silvinjo ka sukses kaq të madh?

Përveç karikimit, motivimit që ju jep lojtarëve dhe shumë sekreteve të tij, është edhe një model në dukje bazik, por që trajnerët e tjerë nuk e ndiqnin. Silvinjo nuk i thërret lojtarët vetëm në bazë të emrave, por edhe të formës.

Rasti më i mirë për ta dëshmuar është ai i Anis Mehmetit. Ky i fundit po shkëlqente në fillim te Bristoli në Championship dhe Silvinjo e grumbulloi te Shqipëria. Në momentin që Mehmeti u ul në stol dhe nuk kishte asnjë minutë me Bristolin, pavarësisht se ka potencial të jashtëzakonshëm, ftesa nuk mbërriti më për të. Kjo tregon shumë për mënyrën sesi Silvinjo procedon te Shqipëria. /Sport Ekspres/