Armando Broja merr më shumë minuta kundër ekipit të Guardiolës, Manchester City shkatërron Fulham dhe shkon afër titullit kampion

Manchester City ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në këto javë të fundit të kampionatit. Kur mbeten edhe dy ndeshje nga fundi i Premier League, “qytetarët” kanë shkatërruar Fulham në transfertë me shifrat 0-4.

Goli i Foden, Alvarez nga penalltia dhe dopieta e Gvardiol vendosën historinë e kësaj ndeshje. Tanimë Man City ndodhet në vendin e parë, me dy pikë më shumë se Arsenali. Ndërkohë Armando Broja është aktivizuar për herë të parë në minutën e 68 nga stoli, por sulmuesi shqiptar ishte shumë pak në kontakt me topin pasi Manchester City po luante praktikisht me një portë. /Sport Ekspres/