Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e FSHF-së mblidhet të mërkurën, më 25 qershor, në “Shtëpinë e Futbollit”

Të mërkurën, më 25 qershor, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” do të zhvillohen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në këtë mbledhje do të marrin pjesë të gjithë anëtarët e FSHF-së, të përfaqësuar nga delegatët e tyre, të cilët janë njohur paraprakisht me materialet dhe çështjet që do të shqyrtohen.

Gjatë punimeve të Asamblesë do të diskutohen raporti i veprimtarisë së FSHF-së, raporti i auditorëve të pavarur dhe të jashtëm, miratimi i pasqyrave financiare të audituara dhe i buxheteve për vitet financiare 2025 & 2026, etj.

Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë legjislativ i FSHF-së dhe sipas statutit, thirret një herë në vit për zhvillimin e punimeve të saj.

Punimet e Asamblesë do të nisin në orën 10:00 dhe do të transmetohen live në kanalin zyrtar të FSHF-së në YouTube.