“Ata që vendosin nuk e kuptojnë futbollin”, trajneri i Realit shfryn ndaj arbitrit: Nuk është hera e parë që na ndodh

Reali i Madridit është ndalur në një barazim 1-1 nga Real Betisi. Një rezultat ky që e dërgon Barcelonën më afër titullit kampion. Alvaro Arbeloa nuk i ka kursyer kritikat për arbitrin e ndeshjes, duke e fajësuar kështu për mosmarrjen e fitores nga ana e Realit të Madridit.

“Për mua, është një penallti e qartë. Dora është e hapur, është një lëvizje shumë e qartë. Nuk është hera e parë që ndodh dhe këto vendime ndryshojnë ndeshjet. Pati një faull ndaj Ferland Mendit. Antoni ndërhyri në mënyrë të paligjshme, por ata që vendosin nuk e kuptojnë futbollin”, ka deklaruar Alvaro Arbeloa./Sport Ekspres/