Axhenda e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mbajë mbledhjen e radhës në Tiranë, Shqipëri, të enjten më 11 shtator 2025, nga ora 14:00 deri në 17:00.

Pikat kryesore në axhendë janë:

Caktimi i vendeve pritëse:

Finalja e UEFA Champions League 2027

Finalja e UEFA Women’s Champions League 2027

Finalet e UEFA Futsal Champions League 2026

UEFA Futsal Under-19 EURO 2027

UEFA Women’s Futsal EURO 2027

Finalet e UEFA Women’s Nations League 2025 – shpërblim

Rregulloret e Kampionatit Europian të Futsalit për vajza

Rregulloret e Kompeticionit Kualifikues Europian të UEFA-s për Kupën e Botës FIFA Futsal 2028

Më herët gjatë ditës, duke nisur nga ora 09:00, do të zhvillohet një festival futbolli për fëmijë në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë, si pjesë e programit të UEFA-s “Futbolli në Shkolla”, me një ceremoni hapëse ku do të marrin pjesë Presidenti i UEFA-s Aleksander ?eferin dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka. 100 djem dhe vajza nga shkollat lokale do të marrin pjesë në festival, ku do të jenë të pranishëm edhe ambasadorët e UEFA-s Luís Figo dhe Aljoša Asanovi?, si dhe ish-lojtarë dhe personalitete vendase.

Njoftim për median

UEFA do të publikojë një njoftim për median pas mbledhjes në Tiranë për të komunikuar vendimet e marra nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s. Ju lutemi vini re se nuk janë planifikuar aktivitete mediatike rreth mbledhjes.

Si pjesë e aktivitetit “Futbolli në Shkolla” të UEFA-s, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” do të organizohet një zonë e dedikuar për median (mixed zone), ku përfaqësuesit e saj do të kenë mundësi të kryejnë xhirime dhe të bëjnë fotografi. Akreditimet mediatike për këtë aktivitet do të menaxhohen nga Zyra e Shtypit e FSHF-së. Për pyetje, ju lutemi kontaktoni në: [email protected] .