Barcelona detyron tifozët e Valencias të largohen që në minutën e 30, nuk po e duronin dot turpërimin e skuadrës

Valencia ka zhgënjyer tifozët mbrëmjen e sotme. Kronometri po numëronte minutën e 30 kur rezultati në tabelën elektronike shënonte 0-4 në favor të Barcelonës. Tifozët vendas nuk arritën ta duronin dot turpërimin e skuadrës së tyre, teksa një pjesë vendosi që të mos e ndiqte më ndeshjen.

Kamerat kanë filmuar një numër spektatorësh duke u larguar nga stadiumi. Fati i këtij takimi, i vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Mbretit, duket i përcaktuar që në pjesën e parë të tij./Sport Ekspres/