“Goal” e shpall lojtarin më të dobët Armando Brojën te Everton-Chelsea: Ishte “fantazmë”, dështoi që të përfitonte nga Jackson

“Goal” e shpall lojtarin më të dobët Armando Brojën te Everton-Chelsea: Ishte “fantazmë”, dështoi që të përfitonte nga Jackson

Armando Broja e nisi nga minuta e parë ndeshjen mes Evertonit dhe Chelsea. Sulmuesi shqiptar nuk la dot gjurmë në ndeshjen e mbyllur me shifrat 2-0 në favor të Evertonit.

Pochetino zgjodhi që ta largonte nga fusha në minutën e 66, duke aktivizuar sërish Jackson. Për “Goal”, Broja ishte lojtari më i dobët në fushë.

Nota 4: “Kishte mundësinë e mirë që të merrte avantazh karshi Sterling dhe Jackson, që nuk po kalojnë formë të mirë. Ndeshja e tretë si titullar këtë sezon dhe ishte”fantazmë”, shanset e tij do të jenë të limituara sërish tani”, thuhet në vlerësimin e Goal. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/