Barcelona festoi se fitoi kundër Realit në miqësore, ironia e Ancelotit: E shikoni? Ne po çmendemi….

Real Madridi u mposht në një ndeshje miqësore kundër Barcelonës mbrëmë 1-2, por kjo disfatë nuk e shqetësoi shumë Carlo Ancelottin, i cili vendosi të kundërpërgjigjet kur pa katalanasit duke festuar fitoren në ndeshjen miqësore ndaj skuadrës së tij.

“Dy humbje? Ne po çmendemi… Këto janë ndeshje përgatitore dhe na mungojnë tetë lojtarë, rezultati është krejtësisht i parëndësishëm për ne”, tha Ancelotti dhe shtoi:

“Kjo është një ndeshje krejtësisht e parëndësishme që u organizua vetëm me synimin për të përmirësuar gjendjen fizike të lojtarëve në dispozicion. Kjo është e gjitha”, përfundoi trajneri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/