“I thashë se do ta fusja kundër Norvegjisë”! Trajneri i Portugalisë tregon hapur situatën me Kristiano Ronaldon: Nuk ishte ndeshje për të

Portugalia ka marrë një fitore të madhe kundër Norvegjisë në Ligën e Kombeve. Një fitore e arritur në shifrat 1-2, por Kristiano Ronaldo u la jashtë fushës së blertë. Trajneri i Portugalisë vendosi të mos e aktivizonte në asnjë minutë yllin e ekipit duke parë formën e tij fizike.

Nga ana tjetër Norvegjia kishte ritëm dhe intensitet të lartë, duke e detyruar trajnerin për të mos rrezikuar me Ronaldon. Pavarësisht festës para kamerave për këtë fitore, Ronaldo ishte i vetmi që shkoi menjëherë drejt dhomave të zhveshjes pasi arbitri sinjalizoi fundin e takimit, ndërsa të tjerët shkuan të duartrokisnin dhe të festonin me tifozët.

Nga ana tjetër, trajneri Jorge Jesus tha: “Ronaldo nuk përshëndeti tifozët? Do të flas me të, Kombëtarja është Kombëtare. Përpara ndeshjes i thasë se do të luante, por në fund nuk ndodhi. Ky është futbolli. Ronaldo ishte gati të luante, por nuk ishte momenti i duhur për të, na duhej një lojtar me karakteristik tjetër. Mendova ta fusja pas një ore lojë, por sic po shkonte ndeshja, nuk ishte momenti i duhur”, tha trajneri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/