Barcelona humbet në finale, Monakoja i shënon tre gola

Monakoja është fituese e trofeut Huan Gamber. Skuadra franceze ka mposhtur Barcelonën me shifrat 0-3. Pjesa e parë e takimit përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta nis mbarë për Monakon. Kamara zhbllokoi rezultatin në minutën e 50, ndërsa pas 7 minutash ishte Emboloja ai që dyfishoi shifrat.

Rezultati përfundimtar i kësaj përballjeje u vendos në minutën e 86, atëherë kur Mavisa Elebi e dërgoi topin për herë të tretë në rrjetën e Barcelonës. Kjo ishte ndeshja e fundit e fazës përgatitore të katalanasve, të cilët përballjen e radhës e kanë kundër Valencias në javën e parë të La Ligas, më 17 gusht./Halit Delibashi-Sport Ekspres/