Shqipëria ka fituar në shifrat 2-0 kundër Bjellorusisë falë golave të Asllanit dhe Mucit. I ftuar në emisionin Mega Sport që transmetohet në A2 CNN, ish-lojtari i Kombëtares, Ilir Alliu, ka pasur rezervat e tij për Kristjan Asllanin.
“ristjan Asllani nuk është se nuk do, por kaq cilësi ka. Luajti mirë kundër Bjellorusisë, por në takimet e tjera, unë e kam thënë, Asllani nuk është se nuk do, por kaq cilësi ka. Nuk ka shpejtësi, nuk ka forcë statike dhe as ritëm. Nuk ka driblim vertikal dhe as luftën në ajër. Por këto janë cilësi që në atë pozicion që ai luan, nëse nuk i ke, atëherë është problem i madh. Nuk u ngrit kurrë në atë që ne mendonim”, tha Ilir Alliu.
Nga ana tjetër është komentuar edhe për Elseid Hysaj, për super ndeshjen e tij dhe faktin se është pak ekip. Në studio u ngrit ideja që Hysaj mund të luajë për një ekip të Superiores të paktën deri në dhjetor, derisa një ofertë e mirë të shfaqet për të. Dhe kur flasim për Superioren, Egnatia ishte një prej ekipeve që doli në skenë në media, por Ditmar Bicaj tregoi të kundërtën: “Jo, e keni gabim. Hysaj luan vetëm për Vllazninë nëse zgjedh Shqipërinë. Të jeni të sigurtë për këtë, nuk ka shans, asnjë ekip tjetër para Vllaznisë”, tha Bicaj. /Sport Ekspres/