Barcelona është zyrtarisht kampione e La Ligës. Katalanasit kanë siguruar sot matematikisht titullin kampion në kampionatin spanjoll. Një trofe që ka shijuar dysfish për kuqeblutë, teksa ka ardhur pas një fitoreje kundër Realit të Madridit.
Barça ka triumfuar me shifrat 2-0 me golat e Rashfordit në minutën e 9 dhe të Torresit në të 18-n. Katalanasit e mbyllin kështu sezonin në mënyrë pozitive, duke fituar për të dytin vit radhazi trofeun e La Ligas nën drejtimin e Hansi Flikut./Sport Ekspres/