Bellingham nuk ndalet më, eleminon Norvegjinë dhe dërgon Anglinë në gjysmëfinalen e Botërorit

Anglia ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, pasi mposhti Norvegjinë me rezultatin 2-1 pas kohës shtesë, në një ndeshje emocionuese që mbajti tifozët në ankth deri në fund. Norvegjezët e nisën sfidën me ritëm të lartë dhe kaluan në avantazh në minutën e 36-të me Andreas Schjelderup, i cili finalizoi me saktësi një aksion të shpejtë të skuadrës së tij.

Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej me epërsinë e Norvegjisë, Jude Bellingham barazoi në minutën e dytë shtesë, duke rikthyer shpresat për anglezët. Në pjesën e dytë të dy ekipet krijuan raste të mira shënimi, ndërsa Norvegjisë iu anulua një gol pas ndërhyrjes së sistemit VAR për pozicion jashtë loje.

Me rezultatin 1-1, sfida shkoi në kohën shtesë. Vetëm pak minuta pas fillimit të saj, Jude Bellingham realizoi golin e dytë personal dhe të fitores për Anglinë, duke vulosur kualifikimin e ekipit të tij. Mesfushori ishte figura kryesore e ndeshjes, falë paraqitjes së tij vendimtare. /Sport Ekspres/