Bellingham “zyrtarizon” afrimin e yllit të madh te Real Madridi pas finales: Kilian Mbappe do të na dërgojë në nivel tjetër

Bellingham ka gëzuar jo pak tifozët e Real Madridit pas fitores së Champions League. Në intervistën e dhënë, futbollisti i madrilenëve ka “zyrtarizuar” në një farë mënyre ardhjen e Kilian Mbape në sezonin e ardhshëm, teksa shprehet se francezi do ta dërgojë këtë skuadër në një nivel tjetër.

“Carlo Anceloti ka zhbllokuar potencialin te muja që unë nuk e dija fare që e kisha. Kilian Mbape? Do të na dërgoj në nivel tjetër. Sigurisht, nëse ndodh, do të ishte fantastike. Toni Kros ishte gjithmonë i pari që vinte në stërvitje dhe është një nder i madh që luajta me të në vitin e tij të fundit”, tha Bellingham. /Sport Ekspres/