Në ditën e sotme janë zhvilluar ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, sa i përket fazës së 1/16. Surpriza më e madhe, nëse mund të konsiderohet e tillë, është eliminimi i Flamurtarit nga Besa. Goli i Dos Santos në minutën e 4 vendosi gjithçka. Elbasani, Bylis, Erzeni, Kastrioti, Kukësi dhe Vora, nuk kanë bërë gabime, duke kaluar më tej.
ELBASANI – ILIRIA 3 – 1 (Hila 45′, Leo Melo 52′, Abdiu 82’/ Veriu 1′)
APOLONIA – BURRELI 3 – 1 (Ndubuisi Francis 26′, Umejiego 37′, Trifoni 90+6’/ Arango 42′)
BYLIS – LUZI 3 – 1 (Treni 41′, Abazaj 44′, Almeida 66’/Longcat 79′)
ERZENI – VALBONA 2 -1 (Duraku 67′, Yori 81’/ Krasniqi 90′)
FLAMURTARI – BESA 0 – 1 (Dos Santos 4′)
KORABI – KASTRIOTI 1 – 4 (Shehu 76’/Musaj 5′, Murati 41′, Cela 53′, Biba 59′)
KUKËSI – POGRADECI 2 – 1 (Beshiraj 60′, Mejdani 80’/ Panadic 9′)
VORA – ORIKU 3 – 1 (Ismaili 51, Dalipi 54′, Shehi 68’/Zholi 15′)
Por cilat do të jenë përballjet e 1/8-ave për Kupën e Shqipërisë? Tani është momenti kur futen në garë edhe ekipet e Superiores. Këtë herë ndeshjet do të jenë me sistem vajtje-ardhje.
DINAMO – ERZENI
TEUTA – ELBASANI
VLLAZNIA – BESA
PARTIZANI – APOLONIA
TIRANA – BYLIS
SKËNDERBEU – VORA
LAÇI – KUKËSI