Beshiktashi i ka caktuar çmimin! Aston Villa ofron 15 milionë euro për Muçin, në garë edhe një klub tjetër i Premier Ligës

Beshiktashi ka vendosur që të shesë Ernest Muçin këtë verë. Bardhezinjtë e Stambollit e kanë gjetur zëvendësuesin e tij, Rafa Silvën, dhe tani po përpiqen të fitojnë financiarisht prej lojtarit shqiptar. Mediat turke bëjnë me dije se Beshiktashi i ka caktuar edhe çmimin kartonit të 23-vjeçarit.

Klubi turk do të dëgjojë ofertat prej të paktën 14 milionë eurosh. “Sabah”-u raporton se Aston Vila është e gatshme të ofrojë 15 milionë euro për të siguruar shërbimet e Ernest Muçit. Ndërkohë, nga ana tjetër, “Sporx” njofton se në garë është edhe një klub tjetër i Premier Ligës, Kristal Palasi. Gjithashtu, për Ernest Muçin ka oferta edhe nga Arabia Saudite./Halit Delibashi-Sport Ekspres/