Brazili ka dërguar një letër proteste në FIFA! Ekipi i drejtuar nga Anceloti ka dërguar një letër proteste sa i përket golit të anuluar të Vinicius Junior kundër Skocisë. Sipas tyre, ai gol ishte anuluar padrejtësisht dhe habiti jo vetëm brazilianët, por edhe vetë skocezët që nuk e prisnin një anulim të tillë.
Në mbrëmjen e djeshme, Brazili ka dërguar një letër proteste në FIFA duke thënë se arbitrat po gjykojnë me dy standarte, për t’iu referuar lejimit të golit që iu bë Lionel Messit në ndeshjen kundër Austrisë. Një gol që erdhi pas një faulli të padhënë në nisjen e aksioni nga Mc Allister. /Sport Ekspres/