Burnley uron sulmuesin e Shqipërisë, Armando Broja feston datëlindjen dhe nuk harrohet nga ekipi anglez

Armando Broja feston ditëlindjen dhe urimet për sulmuesin shqiptar nuk kanë munguar. Mes tyre ka qenë edhe klubi i tij, Burnley, që ka zgjedhur ta urojë publikisht 25-vjeçarin përmes rrjeteve sociale. Klubi anglez ka publikuar një mesazh të shkurtër: “Happy birthday to Armando Broja!”, duke i përcjellë urimet shqiptarit në këtë ditë të veçantë. Broja është një prej emrave më të rëndësishëm shqiptarë në futbollin europian, pavarësisht formës së dobët të treguar në vitet e fundit. Sulmuesi synon të rikthehet në formën e tij më të mirë dhe të tregojë sërish potencialin që e ka bërë të spikatur që në moshë të re.

Pas eksperiencave të ndryshme në Premier League dhe periudhave të vështira për shkak të dëmtimeve, shqiptari kërkon stabilitet dhe një sezon pozitiv. Urimi i Burnley vjen në një moment ku vëmendja është sërish te Broja, pas atij sherri të ndodhur me tifozët, ndërsa sulmuesi shpreson që ditëlindja e tij të shënojë edhe fillimin e një kapitulli të ri, me më shumë gola dhe paraqitje të rëndësishme. /Sport Ekspres/