Bylisi është “kockë e fortë”! Teuta nuk del dot me tre pikë, vendosin dy gabime

Bylisi është një “kockë e fortë” në një kampionat të Superiroes ku të gjithë janë të etur për tre pikë, mes objektivave të larta për të kapur Final Four. Ndryshe nga e kaluara kur vendet e fundit të jepnin sadopak qetësi për të fituar, këtë herë ka tjetër situatë.

Bylis nuk është një kafshat e lehtë për t’u përtypur dhe në javën e fundit Partizani vuajti deri në sekondën e fundit për të fituar. Ndërkohë sot ndeshja me Teutën u ndal në barazimin 1-1. Boci shënoi në minutën e 75 pas një gabimi të Brunos te durrsakët dhe vetëm gjashtë minuta më vonë, pas gabimit të lojtarëve të Teutës, Mustafa barazoi ndeshjen. /Sport Ekspres/