Edhe 24 orë na ndajnë nga fillimi i sezonit të ri të Ligës së Kampionëve. Vinicius Xhuniori ka folur për “Real Madrid TV” në prag të sfidës kundër Interit. Sulmuesi brazilian ka dhënë premtimin se këtë herë madrilenët do ta fitojnë trofeun e Ligës së Kampionëve.
“Shpresoj ta fitojmë këtë titull të gjashtëmbëdhjetë. Jemi gati. Ky është kompeticioni ynë. Performancat tona kanë qenë zhgënjyese në dy vitet e fundit. Qëllimi ynë i parë është të përfundojmë në tetë vendet e para. Liga e Kampionëve është ende pasioni ynë. Ky sezon do të jetë ndryshe nga dy të mëparshmit dhe ne do ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Viniciusi./Sport Ekspres/