“Champions-in e fundit që fitoi Real Madrid nuk do e mbaj mend askush”! Pique hedh deklaratën e fortë: Luanin si inferiorë, Barcelona shkatërronte rivalët në fushë

“Champions-in e fundit që fitoi Real Madrid nuk do e mbaj mend askush”! Pique hedh deklaratën e fortë: Luanin si inferiorë, Barcelona shkatërronte rivalët në fushë

Pique, i cili është shpesh në media për shkak të ndarjes me ish-partneren e tij Shakira, tani ishte i ftuar në RAC1 dhe foli për futbollin dhe tema e pashmangshme ishte Barcelona dhe Real Madrid. Për sa i përket Real Madridit, Pique tha se “ne jemi në një vend ku ka më shumë njerëz nga Madridi sesa nga Barça dhe është kryeqyteti”.

“Është marrëzi të thuash se ne fitonim me ndihmat e arbitrave, kur ne fitonim atëherë, i shkatërronim rivalët tanë në fushë me një lojë të shkëlqyer. Kur ne fitojmë, tifozët na kujtojnë përgjithmonë, kur fiton Reali, është një tjetër trofe. Fitorja e fundit e Realit në Champions League ishte një mrekulli sepse ata ishin inferiorë në çdo ndeshje, askush nuk do ta mbajë mend atë”, tha Pique. /Sport Ekspres/