Chelsea kërkon ta shesë, një tjetër klub i Premier League-s hyn në negociata për Armando Brojën

E ardhmja e Armando Brojës do të jetë larg Chelsea-t. Sulmuesi duket se nuk bën pjesë në planet e bluve të Londrës, të cilët kërkojnë të përfitojnë sa më shumë të aedhura nga shitja e tij. Një tjetër klub i Premier League-s që interesohet për shërbimet e 22-vjeçarit ka dalë në skenë.

Bëhet fjalë për Ipswich Town-in. Klubi anglez u ngjit këtë sezon në Premier League dhe po përpiqet të ndërtojë një grup konkurues për të siguruar edhe për një tjetër sezon qendrimin mes më të mirëve. Mediat britanike bëjnë me dije se Ipswich-i ka hyrë në negociata për të blerë kartonin e Brojës, i cili nga ana tjetër ka oferta edhe jashtë Anglisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/