Adri Mehmeti është një nga talentet më premtues në SHBA. Lojtari shqiptar ka marrë ftesën e parë nga Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, megjithëse është vetëm 17 vjeç. Gjatë grumbullimit për dy ndeshjet miqësore të tetorit, Mehmeti është paraqitur përkrahë Adamsit në konferencë për shtyp. Ky i fundit nuk i ka kursyer elozhet për talentin shqiptar. Adamsi ësht? shprehur se Adri po ndjek rrugën e tij në karrierë dhe se ka dëgjuar vetëm fjalë të mira për të.
“Adri ndoqi një rrugëtim të ngjashëm me timin. Të luash fillimisht me Red Bull II, të synosh titullin dhe ta fitosh atë në atë ligë, kjo krijon pikërisht atë që dëshiron të shohësh në zinxhirin e talenteve të reja amerikane.
Ai i ka të gjitha cilësitë për t’u bërë një lojtar i mirë. Kam dëgjuar vetëm gjëra të mira për të dhe, duke parë sa i përkushtuar është në punën e tij, po shndërrohet në një profesionist vërtetë të shkëlqyer. Ai do të jetë në gjendje t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm.
Gjithçka varet, natyrisht, nga kryerja e këtyre gjërave me vazhdimësi: të vazhdojë të luajë, të ruajë shëndetin dhe të vazhdojë të punojë fort e të përmirësohet”, ka deklaruar Tyler Adamsi./Sport Ekspres/