Një çmenduri e Barcelonës në Champions League. Ndeshja kundër Benfikës ka pushtuar tifozët me emocione që nga minutat e para deri në ato të fundit. Sfida ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme për katalanasit, që në harkun kohor të 30 minutave e panë veten në disavantazh 3-1. Pavlidis zhbllokoi rezultatin që në minutën e 2-të, ndërsa më pas ishte po ai që e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 22-të dhe të 30. Megjithatë, në dy golat e fundit një ndikim të madh patën gafat e portierit Shezni. Në krahun tjetër, Levandovski shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për Barcelonën.
Rafinja ngushtoi diferencat në minutën e 65, por vetëm 3 minuta më vonë Arauho dërgoi topin në portën e tij. Kështu, Benfika po udhëhiqte me shifrat 4-2 deri në minutën e 77, kur nisi edhe përmbysja e madhe e katalanasve. Levandovski (p. 77’), Garsia (87’) dhe Rafinja (90’+6’) realizuar më pas përmbysjen e madhe në 4-5 në favor të Barcelonës. Një fitore që padyshim do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve./Sport Ekspres/